Fulham ka njoftuar ardhjen e ish-anësorit të Arsenalit dhe Chelseat, Willian, si një transferim i lirë pas largimit të tij të fundit nga klubi brazilian Corinthians.
Veterani, i cili ka fituar dy tituj të Premierligës në karrierën e tij, ka rënë dakord për një kontratë njëvjeçare,përcjell ORAinfo.
Willian, tani 34 vjeç, ka qenë duke u stërvitur me Fulham në javët e fundit dhe sugjeroi në fillim të këtij muaji se është ‘qëllimi’ i tij të jetojë përsëri në Londër./ORAinfo/