U kry, ylli i Chelseas po kalon te Barcelona

18:07 | 01 Mars 2022

Mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin te Barcelona, me marrëveshjen që duket se është gjithnjë e më afër përfundimit.

Danezi ka qenë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Chelseat nën drejtimin e Thomas Tuchel, por i skadon kontrata në verë dhe duket se e ardhmja qëndron larg “Stamford Bridge”.

Sipas “Sport”, Christensen është afër një transferimi te Barcelona në një transferim të lirë për sezonin e ardhshëm, me bisedimet për këtë marrëveshje që kanë vazhduar për disa kohë.

25-vjeçari duhet të jetë një nënshkrim i mirë për Barçën, me stilin e lojës që e bën të duket si i përshtatshëm për La Ligën dhe një zëvendësues ideal afatgjatë për Gerard Pique në “Camp Nou”.

Kjo duket si një goditje e madhe për Chelsean në një kohë kur me të vërtetë nuk mund të përballojnë humbjen e qendërmbrojtësve.

Antonio Rudiger do t’i skadojë kontrata në verë, kështu që tani duket edhe më jetike për “Blutë” që ta bindin të vendosë stilolapsin në letër për një marrëveshje të re, por thuhet se është në negociata edhe me Real Madridin dhe PSG-në.

Komento: