U kry! Zhegrova te gjiganti evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry! Zhegrova te gjiganti evropian

19:49 | 04 Shkurt 2019

Edhe një yll kosovar është bërë pjesë e futbollist zviceran.

Edon Zhegrova është zyrtarisht futbollisti i Baselit në Superligën e Zvicrës.

19-vjeçari është larguar nga Genku pas tri viteve qëndrim tek klubi i famshëm belg. 19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë.

Fillimisht ishte faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në ekipin ku luajnë Tauant Xhaka dhe Albian Ajeti.

“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e ka marrë në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerjeje pas kësaj periudhe. 19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk.

Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Paç fat Edon!”, shkruhej në njoftimin e Genkut.

Komento: