Marco Asensio është i nderuar që është i interesuar një klub si Interi për të, por për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid ka thënë agjenti i tij përcjell ORAinfo.
E ardhmja e talentit mbetet ende e pazgjidhur dhe kohët e fundit është zhgënjyer në mungesën e kohës së lojës, derisa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Liverpooli dhe Chelsea.
Ka pasur raporte në median spanjolle se Asensio ishte në listën e dëshirave të Interit, pasi që më parë kishte lidhje me Juventusin.
“Marco është nderuar që për të ka interes një klub si Interi”, tha agjenti Horacio Gaggioli për FCInterNews.it.
“Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por për momentin lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid”,ka thënë agjenti i tij.
Deri më tani këtë sezon, Asensio ka kontribuar katër gola dhe katër asistime në 25 ndeshje konkurruese./ORAinfo/