Rreth 110 kosovarë janë kthyer nga Siria në Kosovë, ku në mesin e tyre kishte edhe shumë gra.
Ato janë duke u hetuar për veprat penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Bashkim ose Pjesëmarrja në Ushtrinë ose Policinë e Huaj jashtë territorit të Kosovës”.
Kjo seancë pritet të fillojë për pak momente.
Autoritetet kosovare në mesnatën e së premtes dhe së shtunës kanë riatdhesuar 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri përfshirë katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve kanë humbur prindërit në luftë.