U kualifikua në çerekfinale, Tottenham merr edhe një tjetër lajm të madh

21:01 | 07 Mars 2019

Tottenham siguroi kalimin në fazën e çerekfinales.

Këtë mesjavë, skuadra e Tottenham Hotspur siguroi kalimin në fazën e çerekfinales, duke triumfuar ndaj Borussia Dortmund.

Menjëherë pas këtij suksesi të madh, Spurs kanë pranuar edhe një tjetër lajm të shkëlqyer.

Mesfushori i skuadrës, Dele Alli, pritet që të rikthehet për ndeshjen kundër Southampton, në kuadër të Premierligës.

“Është lajm i mirë se ai do të rikthehet” ka thënë Pochettino duke iu referuar Allit, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të presim deri nesër dhe të shohim seancën e fundit, por ai po bën shumë mirë dhe shpresoj se mund të luaj të shtunën” ka thënë tutje ai.

Alli ka shënuar shtatë gola në 25 paraqitje me Tottenham, në të gjitha garat këtë edicion.

Komento: