U la në detyrim paraqitje, Berisha thotë se do ta zbatojë vendimin e Gjykatës

19:08 | 03 Janar 2025
u-la-ne-detyrim-paraqitje,-berisha-thote-se-do-ta-zbatoje-vendimin-e-gjykates

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj.

Ai tha se të hënën e 6 janarit do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Vendim pa asnjë bazeë ligjore, pilulëe elektorale peër Edi Ramën, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe dëshmi e re e kontrollit të plotë të SKAPI-t nga Edi Rama. Vendimin do ta respektoj se unë çështjen e kam në Straburg”, tha Berisha.

Komento: