U largua nga seriali, ‘Hazanit’ i ndodhi me e keqja

08:20 | 01 February 2019

Është ndër aktorët me të njohura në Turqi.

Aktorja turke, Deniz Baysal e njohur për rolin e “Hazanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” ka braktisur xhirimet e serialit “Këndi i Zogut të Sevdës”.

Ajo për këtë u dënua me 112 mijë lira turke. Mediet turke raportojnë se ndaj aktorës 27-vjeçare u ngrit kjo padi pasi ajo tha se po e lë këtë seri dhe po fillon të luajë në një seri tjetër.

“Hazan” gjithashtu kishte ndërprerë kontratën për shkak të kushteve të rënda të punës dhe kërkoi refuzimin e çështjes, duke pretenduar se nuk merrte pagesën me kohë, transmeton rtv21

Vendimi i arsyetuar i gjykatës u njoftua për rastin që e dënoi aktorën me 112 mijë e 545 lirë për kompensim.

Aktorja prej moshës 10 vjeçare kishte filluar të studionte në Teatrin Komunal të Izmirit Karsiyaka.

Ajo ka punuar si aktore teatri për 10 vjet. “Hazan” në shtator të vitit të kaluar u fejua me këngëtarin e njohur turk, Barış Yurtcu.

Komento: