U largua nga skuadra, ҫfarë do të ndodh me të ardhmën e Balotellit?

20:01 | 10 Korrik 2019

Balotelli së shpejti do të mbetët pa skuadër.

Mario Balotelli nuk do të mbetet te Marseille.

Sulmuesi italian do të largohet nga Marseille, pjesë e së cilës ishte nga janari i këtij viti.

Balotelli u bashkua me Marseillen në janar të këtij viti, pas largimit nga Nice.

“Pozita e sulmuesit duhet të plotësohet, pasi Mario Balotelli nuk do të vazhdojë me O.M”, ka deklaruar presidenti i klubit.

Ish sulmuesi i Interit, Milanit dhe Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar tetë gola te Marseille.

Komento: