Paolo Maldini u largua papritur nga Milani në fund të sezonit duke befasuar të gjithë opinionin e futbollit në Itali.
Megjithatë Maldini nuk pritet të mbetet gjatë pa punë, pasi ofertat për ish-drejtorin teknik të Rossonerëve nuk mungojnë.
Ish-drejtori teknik i skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.
Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.
Por përveç kampionëve në fuqi të Francës, edhe përfaqësuesja italiane e futbollit mendon për Maldinin.
Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares.
Gjithsesi Maldini së shpejti pritet të marrë një vendim nëse do të pranojë ndonjërën nga ofertat, apo do të vazhdoj me pushime.