U larguan kur filloi numërimi i votave nga Serbia, vëzhguesit e LDK-së rikthehen prapë në QNR

22:06 | 23 October 2019

Ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Vëzhguesit e LDK-së u rikthyen në Qendrën e Numërimit të Votave.

Ata nuk pranuan të tregojnë arsyen se pse u rikthyen, meqë më herët kishin dal për shkak se në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, raporton Kp.

Fillimisht komisioneret e LDK-së dhe Nismës u larguan nga Qendra e Numërimit të Votave, pasi këto dy parti po e konsiderojnë të paligjshme numërimin e votave të ardhura nga Serbia.

Në një konferencë për media para QNR-së, Skënder Reçica i Nismës deklaroi se po tërheqin vëzhguesit “sepse s’duam të jemi pjesë e numërimit të votave të jashtëligjshme”.

Komento: