U lëndua keq, ja sa gjatë do të mungojë Alisson

18:58 | 10 Gusht 2019

Alisson ka qenë shumë i pafat këtë fillim sezoni.

Nuk ka aspak lajme të mira për Liverpoolin. Kampionët e Europës duhet të bëjnë pa portierin e tyre kryesor, Alisson për katër deri në tetë javë. Gardiani brazilian pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Norwich.

Sipas raporteve në Brazil, doktorët e klubit anglez kanë marrë masa drastike për t’u siguruar që Alisson të mos dëmtohej akoma më tepër duke e shoqëruar nga stadiumi me karrocë.

Pas skanimeve të para, gardiani pritet të qëndrojë një deri në dy muaj larg fushave, një lajm aspak i mirë për “The Reds”, që tashmë do t’i besojnë afrimit më të ri, Adrian.

Komento: