U lëndua në derë të autobusit në Prishtinë, gruaja e raporton rastin në polici

10:22 | 20 Shkurt 2022

Një grua ka pësuar lëndime trupore duke hyrë në autobus në Prishtinë, më pas e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHEM /Prishtinë 19.02.2022 – 15:10.

Viktima femër kosovare ka raportuar se është lënduar deri sa ishte duke hyrë në autobus (në derë të autobusit).

Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Komento: