U lëndua në ‘El Clasico’, kjo është gjendja e Leo Messit

09:16 | 03 Mars 2019

Dje në ‘El Clasico’, duket sikur Messi është lënduar.

Sigurisht se për tifozët dhe trajnerin ky ishte një shqetësim i madh, por Valverde ka treguar gjithçka për gjendjen e lojtarit, menjëherë pas ndeshjes.

Trajneri i skuadrës katalane ka bërë të ditur se argjentinasi është në gjendje të mirë dhe nuk duhet frikësuar për një lëndim.

“Messi është mirë. Ai ka pasur një ndeshje të madhe dhe më pëlqeu iniciativa e tij” ka thënë Valverde.
“Ai është i jashtëzakonshëm në një mënyrë, sepse sa herë ai ka topin, diçka e jashtëzakonshme ndodh” ka thënë tutje ai.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën katalane, pasi kjo është pika kyçe e sezonit dhe mungesa e Messit do të ishte humbje e madhe.

Komento: