Dy punëtorë janë lënduar gjatë së hënës në Trepçë pasi kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Të dy po intervenonin në një trafo atje.
Njëri nga punëtorët i takon kësaj ndërmarrje, derisa tjetri asaj KOSTT.
Ky i fundit po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora, ka pësuar djegie në fytyrë.