U lëndua në vendin e punës, policia jep detaje për punëtorin 23 vjeҫar

20:48 | 26 April 2019

Është lënduar një punëtor në vendin e tij të punës.

Këtë lajm e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës, duke treguar se i lënduari është M.M, mashkull 23 vjeçar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtesë ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine , derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjecar është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”.

Kurse, pak më herët në QKUK kanë treguar se një person është duke u trajtuar dhe se ka pësuar lëndime të rënda.

Mësohet se ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si “44 katëshe” në Prishtinë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar se punëtori i lënduar ishte duke punuar për një kompani të Shqipërisë, e cila është e kontraktuar për të punuar në këtë ndërtesë.

“Ai punëtori është lënduar rreth orës 16:00. Unë sa e kam parë është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK”, ka treguar ky dëshmitar.

Komento: