U lirua nga detyra/ Xhafa: Vendimi i kundërligjshëm dhe arbitrar, kam angazhuar avokat

11:06 | 04 Janar 2024
u-lirua-nga-detyra/-xhafa:-vendimi-i-kunderligjshem-dhe-arbitrar,-kam-angazhuar-avokat


Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafa është liruar nga detyra,  për shkak të performancës jo të mirë.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë që vendimi është i kundërligjshëm, për të cilin edhe ka angazhuar avokat.

“Po në fund të vitit e kam liruar detyrën. Për këtë procedurë kamë angazhuar avokat dhe jam duke i përgatitur të gjitha faktet dhe argumentet. Vendimi është arbitrar, është i kundërligjshëm dhe është i padrejtë sepse nuk qëndrojnë krejt ato që kanë thënë në vendim, janë të dëshmuara me fakte të kundërta, me prova të cilat do t’i adresoj sot gjatë ditës, ose nesër, qoftë brenda ndërmarrjes, qoftë brenda mediumeve publike në Kosovë”, u shpreh ai për Front Online.

Në vendim thuhet se Xhafa nuk ka pasur performancë të mirë dhe si pasojë ka ngecur edhe ndërmarrja.

“Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij. I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendim./Front Online/

 

 

Komento: