U martua me ministren e Arsimit në Shqipëri, këto janë fjalët e para të Dardan Molliqajt

18:39 | 03 April 2019

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është martuar me ministren e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinin.

Pak kohë pasi që u bë e ditur se Dardan Molliqaj është martuar me ministren e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinin, deputeti i PSD-së, ka reaguar edhe njëherë kësaj radhe përmes Instagramit.

Molliqaj derisa ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka shkruar “Sot kurorëzuam dashurinë tonë”.

Në anën tjetër, edhe partnerja e tij, ministrja Besa Shahini ka publikuar një fotografi në Facebook.

Besa shihet duke nënshkruar kurorëzimin me deputetin e Lëvizjes Socialdemokrate.

Për këtë lidhje është përfolur që një kohë, ndërsa pas kurorëzimit është paralajmëruar edhe ceremonia martesore në Tiranë.

Komento: