Lule për gratë u dhuruan sot edhe në Ukrianë, në veçanti për ato që i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër rusëve.
Por lulet shumë shkurt i mbajti në duar një ushtare ukrainase, e cila u martua të dielën, raporton klankosova.
Leisa Ivashchenko iu kthye fushëbetejës pak orë pas ceremonisë martesore.
“Sigurisht askush nuk mund ta imagjinonte një martesë në gjendje lufte. Por ne menduam se ishte vendi i duhur dhe kishim njerëzit e duhur për rreth nesh. Isha e lumtur dhe vazhdojë të jem si çdo nuse. Nuk ka rëndësi vendi se ku e bën ceremoninë martesore për derisa je në vendin dhe njerëzit e duhur. Në këtë situatë se ku ndodhemi e pashë të rrugës se kjo është shumë më shumë se kaq pasi që është simbolika e ngritjes dhe fitores sonë”, tha ajo.
“Unë me burrin tim iu bashkuam Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës vetëm dhjetë orë para se të niste lufta. Për momentin jemi në Kiev dhe ju bashkuam luftës për të kuptuar më mirë si po shkojnë gjërat. Kam një vajzë 18-vjeçare dhe e quajmë Ruslana. Ajo është e sigurt në mesin e shumë refugjatëve edhe pse këmbënguli që të qëndronte me ne”, pohoi Ivashchenko.
Ndryshe, ajo tregoi se nuk e kishte votuar për president Volodymyr Zelenskyn ndërsa tani thotë se i pari i shtetit ukrainas ka përkrahjen maksimale të sajën.