U mbajt fshehtë, ylli i Juventusit i tha “PO” Milanit

17:00 | 14 Tetor 2019

AC Milan u përpoq të nënshkruajë mbrojtësin Medhi Benatia gjatë verës përpara se të nënshkruante përfundimisht një marrëveshje për Leo Duarte, zbulojnë mediat.

Me Cristian Zapata që i kishte skaduar kontrata e tij në qershor, kuqezinjtë ishin në treg për një qendër mbrojtës për të zënë vendin e tij ,përcjell ORAinfo.

Duarte u bë transferimi i pestë i verës pasi Theo Hernandez, Rade Krunic dhe Rafael Leao, Ismael Bennacer, u bashkuan me 11 milion €.

Sipas gazetarit të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Milani në të vërtetë kishte në mendje një mbrojtës tjetër përpara se të transferonin Duarte.

Ai pretendon se Benatia ishte objektivi kryesor dhe se Ricky Massara dhe Paolo Maldini morën ‘po’ nga ish-ndërkombëtari i Marokut./ORAinfo/

Komento: