U mësuat me diell, por nesër iu pret një mot krejt ndryshe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

U mësuat me diell, por nesër iu pret një mot krejt ndryshe

23:30 | 20 Mars 2019

Keni bërë plane për ditën e nesërme? Së pari bëni mirë ta shikoni motin.

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme dhe me tendencë të rritjes së vlerave aktuale.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!