U mësuat me motin e mirë, por nga kjo ditë kthehet acari i vërtetë

14:58 | 10 February 2019

Këto ditë u mësuat me temperatura më të larta, por duket se një mot i tillë nuk do të zgjasë shumë.

Nesër në vendin tonë do të mbizotërojë mot i ngrohtë me diell, ndërsa në ditët në vazhdim pritet rënie e temperaturave.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri 2 gradë, ndërsa ato maksimalet nga 4 deri në 11 gradë Celsius.

Parashikimi më I detajuar :

11.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, vende-vende më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.

12.02-13.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore.

14.02 – Në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen.

15.02 – Ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11m/s, e më pas nga krahu verior 7-14m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.

Komento: