U mposhtën nga PSG, Young shumë optimist për ndeshjen e kthimit

17:25 | 04 Mars 2019

Futbollisti i Manchester United, Ashley Young, ka shprehur sa optimist është për ndeshjen e kthimit me PSG-në.

‘Djajtë e kuq’ kishin pësuar 0:2 në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e parë, dhe për shumë kë çështja e fituesit është e mbyllur.

Mirëpo, njësoj nuk mendon edhe Young, i cili ka thënë se skuadra e tij mund të shënojë fitore të madhe.

“Sigurisht se do të jetë e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne duhet të shkojmë atjem të fitojmë dhe të shënojmë gola” ka thënë anësori, transmeton lajmi.net.

“Kam besimin se nëse mbrohemi mirë, dhe krijojmë shanse të mira, gjë që mund ta bëjmë, atëherë mund ta fitojmë këtë përballje” ka thënë Young ndër të tjerash.

Manchester United do ta ketë edhe më të vështirë udhëtimin, pasi gjashtë lojtarë kyç mungojnë si pasoj e lëndimeve.

Komento: