U nda i kënaqur me Theo Hernandezin, Milan synon ta transferoj edhe talentine madhe të Realit

15:47 | 30 May 2020

Milani afër të arrijë marrëveshje për atë që kurrë nuk i përmbushi pritshmëritë, Martin Odegaard.

Real Madrid bëhet aleati më i mirë për Milan, për të përforcuar ekipin. Pas Theo Hernandez, në fakt, është një tjetër lojtar i Blancos që mund të veshë fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për talentin Martin Odegaard.

I mbërritur në Spanjë në moshën 16 vjecare, mesfushori norvegjez ka bërë eksperiencë me huazimet e këtë vit ka bindur me fanellën e Real Sociedad, duke shënuar 7 gola e 8 asist deri tani.

Një prespektivë interesante, bashkë me eskperiencën e duhur për Milanin e ri të Rangnick, si për moshë, ashtu edhe për karakteristika teknike.

Me shumë mundësi Real Madrid do ta thërrasë në bazë në fund të sezonit, edhe pse skuadra e tij aktuale ka një opsion për rinovimin e huazimit.

Nga ana e tij, lojtari do të tregojë kualitetin e tij në një skenë me nivel të lartë, por nuk është e lehtë që Zidane të arrijë ti japë minutat që ai meriton.

E këtu futet në lojë Milan. Djalli kërkon ti propozojë Real një huazim me të drejtën e blerjes, pa derdhur menjëherë 40 milionë eurot e nevojshëm për kartonin e tij (në skadencë në 2023).

Një zgjidhje që do ti leverdiste të gjitha palëve: Real do të ruante kontrollin mbi lojtarin, Milan do të kishte në skuadër një talent gati të shpërthejë e vetë Odegaard mund të provohet me një skuadër që është gati ti japë besim për të shkuar lart.

Komento: