U njoftuat me pilotin, tani njihuni me piloten e parë femër të FSK-së

18:28 | 15 Dhjetor 2018

Dje është bërë formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Më 14 dhjetor të 2018-së nga deputetët e Kuvendit të Kosovës u votua pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Një ditë pas kësaj u kumtua lajmi se pilotja e parë e Ushtrisë së Kosovës është Liridona Baftijari.

Ajo është nga komuna e Gjilanit.

Këtë lajm e tha në rrjetin social Twitter, gazetari Arbër Selmani, “Liridona Baftjari, e para grua pilote e helikopterit në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës – Ushtrisë së Kosovës”.

Komento: