“U penalizova për lidhjen me Arionin” – Deklarata e papritur e Dianës në studio

22:11 | 02 December 2024

Diana, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë format ka pasur një ndikim pozitiv tek ajo, pavarësisht largimit të hershëm nga shtëpia.

Ajo shprehet se ndonëse dalja e shpejtë ishte një peng për të, ka marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga publiku jashtë.

“Natyrisht, më mbeti pikë në zemër që nuk arrita ta vazhdoj lojën. E kam parë veten që mund të shkoja larg aty brenda.

Më penalizoi shumë fakti që u lidha me Arionin, sepse loja ime u ndikua nga kjo,” tha Diana.

Ajo theksoi se, nëse do të rikthehej në lojë, do të fokusohej më shumë tek loja individuale.

“Po të hyja sërish, do të bëja lojën më shumë vetëm, pa hyrë në lidhje”, shtoi ajo.

Diana gjithashtu ka sqaruar se motra dhe familja e saj nuk kanë pasur asnjë ndikim në vendimin e daljes së saj nga gara.

Komento: