U përball më sëmundjen e zemrës, Khedira jep këtë lajm

19:12 | 05 Mars 2019

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Sami Khedira do të kthehet këtë muaj pas një rikthimi të suksesshëm nga operacioni i zemrës.

Khedira njoftoi të hënën se ai kishte përfunduar periudhën e rehabilitimit të tij përcjell ORAinfo.

“Sami Khedira iu nënshtrua testeve të planifikuara kardiologjike që theksuan evoluimin pozitiv të trajtimit të kryer,” thuhet një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit.

“Ai që nga ajo kohë ka filluar në një program trajnimi të personalizuar. Parashikimi është i tillë që ai mund të kthehet në veprim një muaj nga data kur ai iu nënshtrua operacionit “.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk do të kthehet në kohë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid./ORAinfo/

Komento: