U përfol për heqjen taksës, reagon kabineti i kryeministrit

13:45 | 14 January 2019

Sot, është raportuar se Amerika i ka kërkuar Haradinajt të heqë taksën kundër Serbisë.

Por, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po mohon lajmet se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ultimatum për heqje të taksës.

Nga kabineti i kryeministrit i kanë thënë Expressit se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare.
Lajmet se institucionet e Kososvës kanë marrë mesazh të përcjellë përmes kanaleve diplomative ku ceket se duhet të hiqet taksa, si dhe shprehet zhgënjim që edhe pas letrës të dorëzuar nga presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pasur reflektim nga pala kosovare, janë mohuar nga Qeveria.

Në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë shkurtimisht se nuk kanë marrë asnjë kërkesë të tillë.

“Qeveria konfirmon se nuk kemi marrë zyrtarisht asgjë nga SHBA”, është deklaruar ai.

Sipas disa lajmeve që kanë qarkulluar gjatë ditës në media, thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar heqje të menjëhershme të taksës, të përmbledhur në tetë pika.

Në këto pika thuhet se nëse nuk suspendohet tarifa, do të suspendohet edhe asistenca në fushën e sigurisë dhe se me këto sjellje Kosova po rrezikon miqësinë me Shtetet e Bashkuara

Komento: