U përjashtua nga ekipi, vjen reagimi i Donis Avdijajt

17:34 | 18 Mars 2019

Donis Avdijaj po vazhdon të jetë protagonist i situatave tejet kundërthënëse.

Pasi u përjashtua nga klubi i tij, Willem II, për arsye diciplinore, reagimi i tij në Instagram do të nxisë një situatë edhe më kundërthënëse.

Klubi e arsyetoi vendimin për përjashtimin e tij duke thënë se 22-vjeçari nuk është i aftë për të qenë pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të kampionatit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ylli kosovar nuk u duk aspak i shqetësuar, duke postuar një foto me muskuj në Instagram.

Komento: