Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka postuar në rrjetet sociale pas njoftimit të Manchester Unitedit se ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat.
Ronaldo indirekt ka pranuar se nuk e kishte situatën në kontroll të mërkurën, kur u largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja e Unitedit.
“Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që isha për 20 vjet duke luajtur futboll elitar. Dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes”, ka shkruar Ronaldo të enjten mbrëma.
Ai ka thënë se shembujt e lojtarëve më të vjetër ishin të rëndësishëm në fazë të hershme të karrierës së tij.
“Kështu që më vonë gjithmonë jam përpjekur të jap shembull për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat ku isha. Për fat të keq kjo nuk është gjithnjë e mundshme dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit është më e mira nga ne. Tani thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në ‘Carrington’ të mbështes bashkëlojtarët dhe të jem gati për çdo gjë në secilën ndeshje. Të dorëzohem përballë presionit nuk është opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester Unitedi dhe të bashkuar duhet të qëndrojmë. Së shpejti do të jemi së bashku sërish”, ka shkruar tutje portugezi.