U përlesh me Emeryin, ylli i Arsenalit largohet në janar

18:01 | 21 Dhjetor 2018

Arsenali po konsideron dërgimin e mesfushorit, Mesut Ozil në hua muajin e ardhshëm, raportonThe Times përcjell ORAinfo.

Forma e Ozilit te Arsenali ka ardhur në dyshim pasi ka luftuar për t’u përshtatur në sistemin e përdorur nga bosi i ri i Topçinjëve, Unai Emery.

Palët gjithashtu thuhet se u përleshën në takimet e ekipit kur norma e punës së lojtarit është vënë në pikëpyetje, prandaj një largim në afatin e janarit tani mbetet si një mundësi./ORAinfo/

Komento: