U përleshen me karrige, ja çfarë ndodhi me disa nga delegatët e LDK-së

18:25 | 16 June 2019

LDK-ja duket se po ka probleme.

Pas shpërthimit të rrahjes ndërmjet delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Me këtë rast, disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor janë shoqëruar në polici.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu edhe dje se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Komento: