Ferran Torres dhe Stefan Savic do të mungojnë nga dy ndeshje të La Ligas.
Ky është vendimi i elitës së futbollit spanjoll në lidhje me përleshjen që dyshja e pati në ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Atë ndeshje e fitoi Barcelona, duke e marrë primatin në La Liga me tri pikë më shumë se Real Madridi.
Kësisoj, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ferran Torres për ndeshjen në shtëpi ndaj Getafes më 21 janar dhe ndeshjen në udhëtim ndaj Gironas më 29 janar.