U përplas me mbrojtjen e afërt të Sveçlës, politikani serb i drejtohet Inspektoratit Policor

13:26 | 10 Qershor 2025
U përplas me mbrojtjen e afërt të Sveçlës, politikani serb i drejtohet Inspektoratit Policor

Stefan Velkoviq nga Demokracia Serbe i është drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës për një pjesëtar të mbrojtjes së afërt të Xhelal Sveçlës, me të cilin pati përplasje në veri të Mitrovicës.

Velkoviq u arrestua pas protestimit me fishkëllimë ndaj vizitës së Sveçlës në Mitrovicë të Veriut, për çka ndërhynë mbrojtja e afërt.

“Informojmë publikun që Velkoviq ka dorëzuar raport në Inspektoratin e Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm nga sigurimi i ministrit në mandatin teknik, Xhelal Sveçlës”, thanë nga patia Demokracia Serbe.

“Veljkovic i dorëzoi IPK-së dokumentacion mjekësor në të cilin shihet qartë se ai ka pësuar lëndime të lehta trupore, përkatësisht lëndime në qafë, shpatulla, buzën e poshtme të shqyer”, thuhet në njoftim e kësaj partie.

Komento: