Ka ndërruar jetë një grua në Qendrën Klinike Universitare në Kosovës.
E njëjta sipas të dhënave fillestare ka pasur plagë nga arma e zjarrit.
Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QKUK rreth orës 20:00.
Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës.Aktualisht, ekipet policore po hetojnë rastin për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Besi, por policia nuk ka dhënë detaje shtesë.