U arrestua për kanosje, por rezultoi se kërkohej edhe për 5 vjedhje – detaje për 30 vjeçarin në Fushë Kosovë.
Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, për disa vepra penale. Policia njofton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin me inicialet D.K.
D.K., sipas policisë është është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.
“Personit të dyshuar, policia i ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike”, njofton policia.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.