U prangosën dje në Zubin Potok, lirohen civilët serbë

23:30 | 29 May 2019

Janë liruar civilët serb që janë prangosur dje në Zubin Potok.

Gjashtë serbët civilë, të cilët u prangosen dje gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, u liruan sonte.

Sipas raportimit të Radio Contact Plus, Milovanoviq Predrag, Tomislav, Marko dhe Ivica, Milosh Orloviq dhe Dejan Dimoviq, tashmë janë të lirë.

Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e paraburgimit të gjashtë serbëve.

Gjyqtarja vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për t’i dërguar në mbajtje serbët, për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Komento: