
Një person është shoqëruar për në stacionin policor pasi i njëjti ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor në Mitrovicën e Veriut.
Sipas policisë, i dyshuari kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Nga i njëjti janë konfiskuar tri vedhje të PK-së.
“Mitrovicë veri 31.05.2026 – 14:10. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte të veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe nga i njëjti janë konfiskuar tri veshje të PK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.