Pas protestës së mbajtur të shtunën në Shkup, lidhur me ndotjen e ajrit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar.
Ajo thotë se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe veçanërisht përballja me problemin shumë dekadash me cilësinë e dobët të ajrit në disa qytete dhe vendbanime të vendit, është prioritet i lartë në agjendën e saj.
“Me shumë përkushtim dhe seriozitet, edhe para fillimit të sezonit të ngrohjes kur vërehen rregullisht përqendrime më të larta të substancave ndotëse në ajër, veprohet drejt projektimit të plotë dhe preciz të zgjidhjeve, zhvillimit dhe zbatimit të zgjidhjeve për tejkalimin e këtij problemi, për të cilin qytetarët vitet e kaluara kanë treguar nivel të lartë të interesit”, thuhet tutje në reagim.