U pyet për simbolet ruse në veri, Elshani i thotë gazetares ukrainase: Ne i duam amerikanët, ata i duan rusët

09:33 | 23 Maj 2024
u-pyet-per-simbolet-ruse-ne-veri,-elshani-i-thote-gazetares-ukrainase:-ne-i-duam-amerikanet,-ata-i-duan-ruset

Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e atjeshme 25 vjet pas lufte.

Gjatë intervistës me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, gazetarja bëri një pyetje rreth shenjave ruse në veri.

Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: “Ne i duam amerikanët, e këta  i duan rusët”.

Kjo video është bërë virale në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të përgjigjes së veçantë të Elshanit.

Ndryshe në komunat veriore të Kosovës ka pasur simbole pro Rusisë./Telegrafi/

 

 

Komento: