U qëllua me plumba në lokalin e tij, vdes biznesmeni shqiptar

09:07 | 05 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Fierit.

Vdes në spital një ditë pas sul mit në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plgëve të marra.

Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori 6 plumba në gjoks. Të plagosur mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj.

Policia thotë se sul mi është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.
“Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz”, raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit. Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Komento: