“U qëllua nga më shumë se një person” – Policia dhe Prokuroria gjermane deklarohen rreth vrasjes së boksierit kosovar

11:40 | 10 March 2024

Të shtunën në mbrëmje u qëllua për vdekje boksieri nga Kosova, Besar Nimani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bielefeldit.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Komento: