U quajt “Messi i Ballkanit”, Milani e vë në treg për shitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U quajt “Messi i Ballkanit”, Milani e vë në treg për shitje

16:21 | 07 Janar 2019

Blerja e fundit e bërë nga Massimilano Mirabelli, ish-drejtor sportiv i Milanit, është sot më i errët dhe më misterioz se kurrë.

Alen Haliloviç kishte arritur në Milan jo pa skepticizëm, por me një çantë me eksperienca të ndryshme dhe të shkurtra ndërkombëtare dhe mbi të gjitha reputacionin e të rinjve dhe u quajt “Messi i Ballkanit”, duke pasur parasysh se në kohën e Dinamos Zagreb ai konsiderohej talenti më i madh që erdhi nga futbolli kroat përcjell ORAinfo.

Në Milanin e sotëm, i cili ka nevojë për siguri dhe futbollistë më përvojë nuk ka vend për Haliloviçin.
Vendimi i fundit mbi fatin e tij vjen nga Tuttosport duke konfirmuar gatishmërinë e Rossonerëve për të vënë kroatin në treg në janar. /ORAinfo/

Komento: