Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur më 7 nëntor në Malishevë, është gjetur.
Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh.
E njëjta është intervistuar në prezencë të zyrtares për punë sociale, i është ofruar tretman mjekësor e më pas është dërguar te familja e saj.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 11.11.2024 njësiti i hetimeve ka arritur te gjej vendndodhjen e viktimës femër kosovare dhe e njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj”, thotë policia