Barcelona e përgënjeshtron gjobën 15 milionëshe
Barcelona, përmes një komunikate e ka përgënjeshtruar lajmin për gjobitjen e klubit prej 15 milionë eurosh nga Agjencia e të Ardhurave rreth parregullsive të gjetura në pagat e lojtarëve.
“Barcelona e përgënjeshtron lajmin e publikuar sot, më 11 maj 2023, nga mediumi ‘El Confidencial’, me titullin:
‘Thesari e gjobit Barçën me 15 milionë euro pasi u zbuluan parregullsi në pagesat e lojtarëve’. Për këtë, klubi do ta kërkojë korrigjimin e informacioneve”, ka shkruar gjiganti katalunas.