Në media sot u raportua se imami Behar Mjekiqi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij të dytë.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar aktivistja Zana Avdiu, shkruan lajmi.net.
Siç u shpreh ajo, Mjekiqi nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por ndaj “dashnores” që ajo thotë se Mjekiqi ia ka dërguar në shtëpi gruas së tij dhe familjes.
“Familje nuk eshte kur te dhunon. Familje nuk eshte kur te mashtron. Familje nuk eshte kur te shtype”, ka shkruar ajo.
“Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portal”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë i Avdiut:
Nuk e paska rrehe gruan, po dashnoren, qe ia ka cu edhe ne shpi gruas e familjes.
Ne Kosove, 68% e grave kane perjetu dhune ne familje.
E qikjo osht qajo shoqnia qe e promovon familjen, kishe.
Familje nuk eshte kur te dhunon. Familje nuk eshte kur te mashtron. Familje nuk eshte kur te shtype.
Krejt kete “luften” per me mbrojte “familjen” e keni rrene, qe e perdorni per me mbajte kete gjendje cfare eshte.
Ps, a do te kete reagim te shoqnise per hoxhen, si per vajzen nga Librazhdi. A e ka shkele nderin ky a jo?
Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portale.