U raportua se po e lë Shqipërinë për ta marrë drejtimin e Romës, vjen deklarata e papritur nga Panucci

19:50 | 24 December 2018

Mediat kanë raporutar se trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, po e braktisë Shqipërisë për të marrë drejtimin e ekipit nga Serie A, Romës.

Por Panucci e ka mohuar kategorikisht lajmin e bërë publik paraditen e sotme në mediat italiane, ku thuhej se 45-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e Romës, për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, tekniku italian ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke respektuar kështu kontratën me FSHF-në.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.

Komento: