U raportuan të zhdukur, vëlla e motër largohen pa leje nga shtëpia

21:47 | 24 Shkurt 2021

Vëlla e motër largohen pa leje nga shtëpia, u raportuan të zhdukur.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të njëjtit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Ishin duke u shëtitur rrugëve të fshatit Vranjak të Rahovecit, por dy fëmijë morën iniciativë për të shkuar diku tjetër.

Dymbëdhjetë vjeçari e trembëdhjetë vjeçarja, motër e vëlla pasditen e së martës vendosen të shkojnë te tezja e tyre në Prizren.

Këtë rrugë e morën pa lejen e prindërve.

Kësisoj tri orë pasi që të njëjtit u larguan rasti u lajmërua nga prindërit në Policinë e Kosovës.

Deri në Xërxë shkuan me një veturë private, e më pas përmes autobusit arritën në Komunën e Prizrenit.

Pasi arritën aty, filluan edhe kërkimet nga ana e Policisë së Kosovës.

Por në fund fëmijët u gjetën nga disa familjarë.

Nga aty ata u rikthyen në Rahovec ku pas kontrollit, u vërtetua se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët nuk pranuan të flasin para kamerës, në mënyrë që të mos identifikojnë të miturit.

Komento: