U raportuar e zhdukur, më vonë gruaja gjendet pa shenja jete – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U raportuar e zhdukur, më vonë gruaja gjendet pa shenja jete

15:14 | 29 Janar 2019

Një grua që ishte raportuar e zhdukur, është gjendur pa shenja jete.

Të hënën në Prizren ka ndërruar jetë një grua, e sipas policisë, vdekja e saj po cilësohet si e dyshimtë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit është sjellë trupi i pajetë i viktimës, ndërsa e njëjta ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë.

“Fshati Mazrek, Prizren 28.01.2019-21:40. Raportohet se në emergjencën e spitalit rajonal është sjellë trupi i pajetë i viktimës femër K-Shqiptare . Viktima sot ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: