U raportuar se edhe Tuna është ndarë nga Patrisi, ky është reagimi i këngëtares

08:45 | 03 Shtator 2019

Ditë me parë Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja ka shkuar vetë në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin.

Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre.

“2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar Tuna në llogarinë personale në Instagrame.

Ndryshe, Tuna së shpejti do të publikojë këngë të reja pas sjelljes të disa këngëve muaj më parë.

Komento: